Zinedine Zidane dëshiron ta lejojë Balen që të luajë në vetëm një ndeshje në javë deri në përmirësimin e gjendjes së tij fizike.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka një plan për sulmuesin Gareth Bale.
Zidane nuk është duke e ftuar uellsianin për dy ndeshje të njëpasnjëshme sepse ka frikë nga lëndimi i tij.
Madje, Zidane dëshiron ta lejojë Balen që të luajë në vetëm një ndeshje në javë deri në përmirësimin e gjendjes së tij fizike, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
Vendimi nuk është duke funksionuar mirë sepse Real Madrid u eliminua nga Copa del Rey, ndërsa është në disavantazh të madh ndaj Barcelonës në La Ligë.