Skuadra e Real Madrid nuk po funksionin tash e disa muaj dhe Zinedine Zidane është gjithmonë e më pranë një largimi të mundshëm.
Në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve, Real Madrid mund të ndryshoj trajner. Njëra nga opsionet më të mundshme është trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, i cili poashtu është një fans i madrilenëve.
Argjentinasi u pyet për një largim të mundshëm në të ardhmen: “Unë punoj këtu sikur të kem një kontratë të përjetshme” . Megjithatë, ai shtoi se ” kurrë nuk e di se çfarë mund të ndodhë ” , duke e lënë derën hapur për ofertat në të ardhmen.
Ajo që është e qartë, është se ai nuk do të trajnoj kurrë tri klube – dy prej të cilave janë shumë të rëndësishme.
“Unë kurrë nuk do të jem trajner i Barcelonës apo Arsenalit, sepse jam shumë i lidhur me Tottenham. Unë jam rritur në Newell dhe nuk do trajnoj Central Rosario.
Trajneri i Spurs poashtu ka thënë se më shumë preferon të largohet nga profesioni i trajnerit sesa të stërvisë këto 3 klube, për shkak të kaluarës së tij në Old Boys , Espanyol dhe tani Tottenham.
“Ky është vendimi im, unë preferoj më shumë të punoj në fermën time në Argjentinë, sesa dikur të drejtoj këto klube” .