Site icon PrishtinaPress

Veteranët e skuadrës e duan rikthimin e tij, Moise Kean pritet të vishet bardhezi

Moise Kean do të rikthehet te Juventusi vetëm pas një viti të kaluar te Evertoni.

Sulmuesi i talentuar italian iu bashkua Evertonit për 27 milionë euro, por nuk ka treguar gjithë potencialin e tij në Angli.

Kjo ka bërë që ai të mendojë rikthimin në Itali ku nuk mungon interesimi nga skuadrat e mëdha.

La Stampa raporton se Andrea Pirlo e dëshiron rikthimin e Kean në skuadër, pasi të njëjtin mendim e ndajnë edhe veteranët si Gianluiggi Buffon, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Cristiano Ronaldo.

Veteranët e Juventusit i kanë bërë me dije trajnerit të ri se e mirëpresin rikthimin e Kean, pasi italiani i talentuar i përshtatet mjaftë mirë lojës së tyre.

Moise Kean . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

E për të arritur deri tek lojtari, Zonja e Vjetër është gati që ta përfshijë në ofertë mesfushorin uellsian Aaron Ramsey që pëlqehet mjaftë shumë nga trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti.

Menaxheri i lojtarit, Mino Raiola përveç Juventusit është në bisedime për Kean edhe me skuadra tjera italiane.

Roma, Milan, Napoli dhe Bologna gjithashtu kanë shprehur interesim për ta rikthyer 20-vjeçarin në Serie A.

Kean zhvilloi 33 ndeshje zyrtare me fanellën e Evertonit duke shënuar dy gola e duke asistuar në dy të tjerë.

Exit mobile version