Modelja e njohur, Demi Rose, di gjithmonë se si të tërheq vëmendjen e mijëra fansave.
Ajo është tejet aktive në rrjete, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme sjell të reja nga jeta e saj personale e profesionale.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë disa imazhe, për të cilat u komentua në masë të madhe.
E veshur me një palë bikini me ngjyrë të kaltër e të bardhë, Demit i janë theksuar linjat e bujshme trupore.
“Duke iu servuar para dhe mrapa“, ka shkruar ajo në përshkrim.
Për një periudhë të gjatë ajo ka qenë duke qëndruar në Ibiza, pasi qëndroi e izoluar në Londër.