Procesi mësimor po realizohet pjesshëm këtë të shtunë, sipas kalendarit të përcaktuar nga MAShTI, për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës. Mësimdhënësit kryesisht janë te pranishëm në shkolla, por në disa klasa mungojnë nxënësit.
Në shkollën “Ismaj Qemajli” klasat e para po mbajnë mësim vetëm në disa klasa për shkak të mungesës së nxënësve. Në këtë shkollë, në të dy ndërrimet, me përqindje, 75% prej nxënësve mungojnë në procesin mësimor, tha për RTK, Mimoza Krasniqi, drejtoreshë e shkollës.
Por për dallim nga shkollat tjera këtu herët vërehet një numër më i madh i nxënësve.
Ndërsa ne shkollën “7 Marsi” e cila numëron më pak nxënës për dallim nga këto shkollat tjera në ndërrimin e paradites të pranishëm kanë qenë përafërsisht 80 nxënës, tha Hyke Rexhaj, drejtoreshë e shkollës.
Në shkollën “Faik Konica” në orën 13:30 fillon ndërrimi tjetër, shihet një numër i nxënësve të cilët kanë ardhur në përcjellje te prindërve për të mbajtur orët e humbura mësimore.
Disa prindër nuk duan fare të komentojnë për këtë çështje e disa e vlerësojnë të domosdoshëm kompensimin e këtyre orëve. Ndërsa disa të tjerë janë kthyer prapa, sepse në klasat e fëmijëve të tyre nuk ka pasur nxënës të tjerë.
Në shkollën Faik Konica, klasat 6-7-8 nga numri total 449, 32 nxënës paradite ishin prezentë, tha për RTK Blerim Dalipi, zëvendësdrejtor.
Valdrin Dervishaj nga MASHTI, theksoi se Inspektorët tashmë janë në terren nga ora 7:30 dhe sipas informatave, shumica e mësimdhënësve i janë përgjigjur pozitivisht kalendarit të vitit shkollor.