Site icon PrishtinaPress

Prishtina kthehet te fitorja në Superligë, mposht Ferizajn

Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore, Prishtina është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e javës së 11-të, kryeqytetasit shënuan fitore ndaj Ferizajt – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:1.

Leotrim Kryeziu shënoi të dy golat e fitores për vendasit, në minutat 6 dhe 56.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Donat Hasanaj, në minutën e 84-të.

Vlen të theksohet se kjo ishte fitorja e parë si vendas për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi.

Prishtina pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe renditet e treta në tabelë, kurse Ferizaj mbetet i fundit me 8 pikë.

Exit mobile version