Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e kësaj komune.
Sipas njoftimit, pas stabilizimit të gjendjes së krijuar nga vërshimet dhe sanimit të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku kishte prishje, tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për zhvillimin normal të procesit mësimor.
“Siç ju kemi njoftuar më herët, të hënën, më 19 janar, pritet të fillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e komunës së Fushë Kosovës.
Pas stabilizimit të gjendjes së krijuar nga vërshimet, si dhe sanimit të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku kishte prishje, tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për fillimin normal të procesit mësimor.
Drejtoria për arsim ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë”, thuhet në njoftim.





