Site icon PrishtinaPress

LIVE/ S’ka takim trepalësh

Nuk do të mbahet takimi i paralajmëruar trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Takimet dy palëshe nisën, përfunduan, dhe rifilluan; anipse qysh prej orës 18:00 bëhej e ditur se do të niste takimi trepalësh mes Borrell/Lajçakut me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin.


Kurti e Vuçiq sërish kthehen në takime të ndara me Borrell dhe Lajçak

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sërish janë kthyer për të mbajtur takime të ndara me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe me emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lideri i Kosovës sot gjatë ditës pati takim të ndarë me Borrell dhe Lajçak. Po ashtu, edhe dresjtuesi i Serbisë.

Në Bruksel të njëjtit sot pritet të kenë edhe një takim të përbashkët.


Vuçiqi pas takimit me Borrellin: Ngula këmbë te Asociacioni, ritheksova se jam për komrpomis

Sot u takova me Josep Borelja dhe Miroslav Lajçajun, dhe gjatë bisedës theksova përkushtimin e plotë të Beogradit për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen ekskluzivisht paqësore të problemeve. Veçanërisht kam insistuar në formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe kam vënë në dukje të gjitha lëvizjet e njëanshme të Aljbin Kurtit dhe pozitën e vështirë të serbëve në Kosovë”, ka shkruar Vuçiq.

E ritheksova përkushtimin dhe vullnetin për të marrë pjesë në kërkimin e një zgjidhjeje komprometuese për të mbrojtur popullin serb dhe për të normalizuar marrëdhëniet dhe shtova se Prishtina nuk është në gjendje të përmbushë atë që ka nënshkruar 11 vjet më parë, që është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe”, ka shkruar më tej ai.


Përfundojnë takimet dypalëshe në Bruksel

Në Bruksel kanë përfunduar takimet dypalëshe të emisarëve evropianë me liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe tani pritet konfirmimi i nisjes së takimit të përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fillimisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më pas, ata pritën në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rundin e ri të bisedimeve për normalizimin e raporteve.


Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimi mes përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pjesë e takimit është edhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Para nisjes së takimeve, Borrell tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.


Në Bruksel tashmë ka nisur fillimisht, takimi bilateral BE-Kosovë, përkatësisht i shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe kryeministrit Albin Kurti.

Pas këtij, pritet të ketë një takim tjetër, ai i shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borell dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Exit mobile version