Site icon PrishtinaPress

Rrëzimi i Ligjit për Buron, Mehmetaj: “Reforma në drejtësi” vdiq akoma pa lindur

Gazetari Lirim Mehmetaj e ka shpallur të vdekur reformën në drejtësi.

Duke e komentuar rrëzimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga Kushtetuesja, ai ka thënë se Qeveria Kurti e ka shkelur Kushtetutën 10 herë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar

“Vdiq “reforma në drejtësi”, akoma pa lindur. Gjykata Kushtetuese e Kosovës e publikoi vendimin sot dhe del se Qeveria e ka shkelur Kushtetutën të paktën 10 herë me Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Prandaj, Kushtetuesja e ka shpallur ligjin “të pavlefshëm në tërësinë e tij”. Ky ishte, supozohet, ligji më i rëndësishëm i kësaj qeverie. Atëherë, si është e mundur që nuk kanë ditur ta përpilojnë në përputhje me Kushtetutën e vendit të vet? Si është e mundur që Ministrja e Drejtësisë dhe “gjeniu” që ia shpjegon Emmanuel Macronit historinë e Francës, nuk e njeh – bashkë me krejt këshilltarët e tij – Kushtetutën e vendit të cilin e udhëheqë?”, ka shkruar Mehmetaj.

Exit mobile version