Site icon PrishtinaPress

Shteti pushon në Ditën e Europës dhe i shpenzon rreth 9 mijë euro për festë

Dita e Evropës, 9 maji, ndonëse nuk festohet në asnjë shtet tjetër të Evropës, në Kosovë është ditë pushimi. Madje, për këtë ditë, Shteti ka vendosur që të organizojë edhe aktivitete. Për këtë punë, Ministria e Integrimeve Evropiane ka vendosur që të shpenzojë rreth 9 mijë euro.

Rreth 9 mijë euro pritet të shpenzohen nga Ministria e Integrimeve Evropiane për organizimin e Ditës së Evropës.

Kështu ka bërë të ditur vet Ministria e Integrimeve Evropiane përmes një njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

“Mbulimi i aktiviteteve të MIE-së me materiale te nevojshme dhe logjistikë për datat 7,8 dhe 9 Maj 2019”, thuhet në njoftimin e MIE’së.

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, për këtë tender kishin dorëzuar ofertat e tyre dy kompani. Në fund, fituese është shpallur “VM3 SH.P.K.”

Kontrata është dhënë më 15 prill të këtij viti, derisa nënshkrimi i saj pritet të bëhet më 26 prill.

Exit mobile version