Site icon PrishtinaPress

Petroviq në shenjë proteste kalon në këmbë kufirin Kosovë-Serbi

Kreu i partisë së Pavarur Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq, në shenjë proteste është duke kaluar kufirin Kosovë-Serbi në këmbë.

Protesta e Petroviqit vjen një ditë pasi autoritetet serbe dje kanë ndaluar Sërgjan Jovanoviq, anëtar i bordit të partisë së tij dhe njëherësh këshilltarin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj te Dheu i Bardhë.

Petroviq ka kaluar pikën kufitare të Kosovës dhe është duke vazhduar për atë të Serbisë në Merdare.

Ndërkaq, mediat nuk janë lejuar që të kalojnë kufirin.

Exit mobile version