Pas blerjes së Cristiano Ronaldos verën e kaluar, tani çdo ëndërr për tifozët e Juventusit është legjitime.
Një fluturim i Neymar drejt Torinos, mund të ngjallë dyshime për të ardhmen e sulmuesit brazilian, që vazhdon të spekulohet për qëndrimin e tij te PSG.
Por, për fatin e keq të tifozëve të Juventus, ardhja në Torino e Neymar nuk ka të bëjë aspak me idenë e transferimit të tij te kampionët e Serie A.
Mediet në Itali bëjnë të ditur se Neymar do të jetë mysafir në një organizim të bashkëkombësit të tij, Douglas Costa, përcjell prishtinapress.eu
Braziliani pritet që në mbrëmje të rikthehet në Paris, pasi që nesër PSG zhvillon finalen e Kupës së Francës kundër Rennes.