Site icon PrishtinaPress

SHBA në Këshillin e Sigurimit: Kosova të heq reciprocitetin menjëherë dhe të fillojë dialogu

Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kelly Craft ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog.

Craft pasi ka përshëndetur masat e marra nga Kosova dhe Serbia në luftimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ka kërkuar kthimin në dialog.

“Edhe pse tarifat janë pezulluar, Kosova duhet të heq të gjitha masat reciproke menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit ka thënë se vendi i saj inkurajon zhvillimin e bizneseve në Kosovë e Serbi.

“Duhet të rifillojë një dialog që është i ndershëm dhe i sinqertë”.

Craft tha se establishmenti politik në Kosovë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ajo gjithashtu ka thënë se mirëpresin emërimin e Miroslav Lajçakut në rolin e tij të ri në dialog dhe shpresojnë në një koordinim mes SHBA-së e BE-së në këtë proces.

Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit po ashtu ka bërë thirrje që të përmbyllet mandati i UNMIK-ut në Kosovë pasi sipas saj ai e ka mbaruar misionin.

“Resurset e Kombeve të Bashkuara duhet të ridrejtohen diku tjetër ku ka nevojë pasi UNIMIK-u e ka përmbyllur misionin në Kosovë”, tha ndër të tjera Kelly Craft.

Exit mobile version