Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca është duke përfaqësuar Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit e cila po mbahet në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë COVID-19.
Konjufca në seancë ka kërkuar nga vendet e OKB-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë.
“Disa nga shtet që janë pjesë e OKB-së nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës mirëpo shumica e kanë njoftuar andaj ju inkurajoj që ta njohin shtetin e Kosovës për ta mbështetur paqen në rajon. Nuk ka qenë Kosova ajo që e ka ngritur çështjen e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare, ka qenë Serbia që e kanë ngritur këtë çështje dhe është hipokrite që të mos respektohet”, ka thënë Konjufca.
Gjatë fjalimit të tij, Konjfuca ka folur edhe për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe të zhdukurit e tjerë në luftë.
Konjufca po ashtu ka kërkuar që të lirohet edhe Nezir Mehmetaj.
“Apeloj te të gjithë ju që të intervenoni të lirohet Nezir Mehmetaj, i cili po mbahet në burg në Serbi. Marrëdhëniet tona me Serbinë janë të vështira, dhe këto marrëdhënie mund të rregullohen vetëm me dialog. Ne Kemi larguar taksën, dhe kemi vendosur reciprocitetin, qëndrimi ynë është i qartë”.
Ai po ashtu ka folur edhe për fushatën e Ivica Daçiq për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ivica Daciq ka pasur një fushata ku ka shkuar te shtetet që e kanë njohur Kosovën dhe i ka mashtruar ato lidhur me neve. Daçiq po shkon te disa shtete, me mashtrime. Ne kemi kërkuar nga ai të ndërpresë këtë fushatë”, deklaroi ai.