Site icon PrishtinaPress

Daçiq: Heqja e të gjitha tarifave mbetet kusht për rifillimin e dialogut, përmend në OKB testet e dërguara në Kosovë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të fillojë menjëherë pas përfundimit të pandemisë.

Në mbledhjen për Kosovën, të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ai ka thënë nga nisja e dialogut ndan vetëm një hap që sipas tij duhet të ndërmarrë Kosova, anulimin e të gjitha tarifave dhe masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Si gjithmonë, duke ju drejtuar Republikës së Kosovës me “Kosovo e Metohi”, Daçiq ka thënë se kushtet për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve duhet të krijohen menjëherë pas pandemisë.

“Vetëm një hap i Prishtinës na ndan nga kjo, është anulimi i tarifave dhe masave të reciprocitetit, që e kundërshtojnë çdo gjë që kemi arritur me marrëveshjet e Brukselit prej 2013 e tutje. U përkujtoj edhe njëherë se Rezoluta1244 mbetet i vetmi dokument i vlefshëm i OKB-së që duhet të respektohet, dhe Asociacioni i Komunave më shumicë serbe në Kosovë duhet të krijohet bazuar në këtë rezolutë”, ka thënë ai.

Daqiq ka thënë se kanë shpresuar fituesit e zgjedhjeve të fundit në Kosovë do të tregonin gatishmërinë për dialog, por që sipas tij, kjo nuk ka ndodhur.

“Për të hedh një faqe tjetër ndaj këtij dialogu ,dhe përfundimisht të tregonin gatishmërinë për dialog, për zgjidhjen e çështjes të tarifave që përbejnë me bllokadë afatgjate. Jemi përballur me mungesë totale të vullnetit për t’u angazhuar në dialog me vendimet e qeverisë Kurti”, ka thënë ai.

Në paraqitjen e tij, Daqiq nuk ka lënë pa përmendur dërgesën që e ka bërë Serbia me 1000 teste për Covid-19, dhe atë të infermierëve të mjekëve.

“Ne kujdesemi për ta, sot më shumë se kurrë, të vetëdijshëm që jetojnë në kushte të vështira edhe para kësaj përhapje. Kemi marrë vendime për të ndihmuar serbët në Kosovë dhe Metohi për luftimin e pandemisë. Kemi ofruar pajisje kompetente, kemi dërguar edhe mjekë e infermierë, kemi shprehur gatishmërinë tonë të bashkëpunojmë me shqiptarët dhe përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Prishtinë në luftën me pandemie”, ka thënë ai.

Exit mobile version