Site icon PrishtinaPress

Rusia e brengosur për ushtrinë e Kosovës

Rusia brengoset për serbët nga veriu pas fillimit të procesit të transformimit të Forcave të Sigurisë në ushtri të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë është e shqetësuar pas vendimit të parlamentit të Kosovës që forcat e sigurisë të transformohen në ushtri, andaj kanë paralajmëruar se një veprim i tillë është cenues për stabilitetin në Ballkan, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”.

Sipas saj, Rusia në disa raste ka paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare që një vendim i tillë nuk është në përputhje me Rezolutën 1244 që parasheh se në Kosovën mund të hyjnë vetëm kontingjente multietnike ushtarake nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, përcjell lajmi.net.

“Askush nuk mund të ofrojë garanci se forcat e ashtuquajtura të sigurisë, që i formojnë terroristët e UÇK-së, nuk do të përdoren kundër serbëve në veri”, thuhet në artikull.

“Novosti” po ashtu ka theksuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka theksuar se edhe ata që mbështesin Prishtinën janë duke u munduar që ta riorganizojnë forcën e sigurisë së Kosovës në ushtri me kuptim të plotë, në mënyrë që militantët e dikurshëm t’i zhvendosin nën mbulesën e NATO-s.

Exit mobile version