Site icon PrishtinaPress

Pse po rritet çmimi i naftës në Kosovë?

Muajve të fundit, vazhdimisht ka pasur rritje të çmimit të naftës dhe benzinës.

Rritja e çmimeve të produkteve të naftës është duke ndodhur si pasojë e rritjes së çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe forcimit të dollarit kundrejt euros.

Muaj më parë çmimet e derivateve të naftës kishin pësuar rënie, dhe kjo shkaku i rënies së çmimit të naftës së papërpunuar në botë, gjë mund të ndodhë sërish.

Një litër naftë aktualisht në Kosovë sillet rreth 1 euro e 20 cent.

Kosova ka çmimet ndër më të lirat në rajon sa i përket naftës dhe benzinës, edhe pse jo me dallim shumë të madh, shkruan metro.

Çmimi i naftës së papërpunuar sot në tregun botëror sillet rreth 86 dollarë për fuçi.

Exit mobile version