Site icon PrishtinaPress

Qeveria i ekzekuton pagat e mësimdhënësve

Qeveria, më në fund, ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit. 

Lajmin e ka konfirmuar Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin”, ka thënë Ibrahimi. 

Pas 7 ditëve vonesë, Ministria e Financave njoftoi sot se do të mund t’i ekzekutojë pagesat për mësuesit, por vetëm si paradhënie, pasi t’i konfirmohen listat për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës.

Exit mobile version