Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles, e zhvilloi sot ndeshjen e radhës në kualifikimet për turneun më të madh në botë, IEM Rio 2022.
BNE pësoi humbje nga Spirit me rezultatin e përgjithshëm 2:0, shkruan Gazeta Express.
Ekipi i Spiritit fitoi me rezultatin 16:6 në “de Nuke”, si dhe 16:11 në “Mirage”.
Ekipi rus siguroi kualifikimin për në “MAJOR” pas kësaj fitore, teksa ekipi nga Kosova ka ende edhe një mundësi.
Bad News Eagles do të zhvillojnë nesër një ndeshje vendimtare për kualifikim tutje.