Kampionia Olimpike mëngjesin e sotëm i ka dhënë fund pritjes së gjatë për t’iu rikthyer këtij sporti, pas pauzës prej 14 muajve shkaku i lëndimit.
Kelmendi e mposhti Kazarinën në rundin e parë të Grand Slamit të xhudos në kategorinë -57 kilogramë, që po zhvillohet këtë fundjavë në Emiratet e Bashkuara arabe.
Në Abu Dhabi, Majlinda kishte fituar medaljen e artë në vitet 2011, 2012 dhe 2014, ndërsa në 2015 fitoi të bronztën.