Përfaqësuesit e organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, po qëndrojnë në sallën e seancave plenare në shenjë proteste. Ata po kërkojnë të kthehet në shqyrtim ligji për specialen.
Kryetari i OVK- UÇK-së, Hysni Gucati ka ftuar të gjithë veteranët që vijnë në Prishtinë në protestë derisa të kthehen ligji për specialen në shqyrtim.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka deklaruar se deputetët kanë harruar pse janë këtu dhe durimit i ka ardhur fundi pas gjykata merret vetëm me shqiptarët dhe jo me serbët që kanë bërë krime.
Seanca është ndërprerë. /KosovaPress/