Site icon PrishtinaPress

Veteranët ‘protestë’ në Kuvend, ndërpritet seanca në shenjë solidarizimi me Haradinajn

Derisa po zhvillohej seanca e Kuvendit, në sallën ku qëndrojnë gazetarët kanë hyrë përfaqësuesit e Shoqatave të Luftës së UÇK-së.
Por askush nga ta nuk ka treguar se për çka janë aty. Në sfond dëgjohej zhurmë nga përfaqësuesit e veteranëve të cilët deklaroheshin lidhur me shtyrjen e vendimit nga autoritetet gjyqësore franceze për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas propozimit të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili është arsyetuar se nuk po ndërpritet për shkak të ‘protestës’ së veteranëve.

Pas situatës së krijuar, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti ndërpreu seancën, për siç tha ai solidarizimin me Ramush Haradinajn.

 

Exit mobile version