Site icon PrishtinaPress

Pejë, shkarravitet lapidari i dëshmorëve

Pllaka Memoriale në Pejë që mban emrat e dëshmorëve që janë vrarë në luftën e fundit në Kosovë është shkarravitur.

Po pa marrë parasysh faktit që po pretendohet se shkarravitjet u bënë nga nxënës shkollash, vëllau i dëshmorit Afrim Gjikolli, Agoni ka deklaruar se këto veprime hapën plagë të thella tek familjarët që i humbën më të dashurit e tyre në luftë, njofton Klan Kosova.

Këtë akt të shëmtuar po e gjykojnë edhe në Organizatën e Veteranëve të Luftës në Pejë derisa këta bile edhe dolën që ta pastrojnë lapidarin nga shkarravitjet e pamatura.

Exit mobile version