Natasha Kandiq, ka kërkuar nga ndërkombëtarët se ata duhet të bëjnë trysni mbi institucionet e Serbisë që t’i vënë para drejtësisë ata që kanë bërë krime.
“Ajo që është e rëndësishme, nëse bashkësia ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe SHBA’të të vendosin të ndihmojnë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë përmes Gjykatës Speciale për krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për krimet e kryera pas qershorit të vitit 1999, mendoj se e njëjta trysni duhet të ushtrohet edhe mbi institucionet e Serbisë që t’i vënë para drejtësisë shumë e shumë kryerës për shumë e shumë krime të kryera kundër viktimave shqiptare, civilëve shqiptarë”, tha ajo në emisionin ‘Udhëve’ në RTK.
Po ashtu ajo ka thënë se ka pritur që Serbia ta ndryshojë qasjen e saj ndaj Kosovës, që të fillojë bisedimet, të normalizojë marrëdhëniet, të respektojë politikanët e Kosovës.
“Për mua çështja më e rëndësishme është që t’i respektojë viktimat shqiptare”, ka thënë ajo.