Site icon PrishtinaPress

Policia konfirmon vdekjen e katër personave nga sulmi në Stockholm

Policia suedeze ka konfirmuar se numri i të vdekurve nga sulmi me kamion drejt turmës së njerëzve në Stockholm është katër, ndërkaq të lënduar janë pesëmbëdhjetë.

Kryeministri suedez ka thënë se në bazë të të gjitha fakteve ky është një sulm terrorist, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Towe Hagg, zëdhënësi i policisë në Stockholm ka thënë se është arrestuar një person i dyshuar, ndërkaq janë duke hetuar ende mbi rastin.

Një turist australian i cili ishte dëshmitar në vendin e ngjarjes, ka thënë se ky sulm ishte ndër më të tmerrshmit që kishe dëgjuar dhe parë.

“Ktheva sytë prapa dhe pashë një kamion të madh që po vinte drejt meje. U nis drejt turmës dhe për një moment pashë se goditi një nënë bashkë me fëmijën e saj që e kishte në karrocë”, ka thënë ai.

Kjo zonë në Stockholm është evakuuar e tëra përfshirë edhe stacionin kryesor të trenit. Me urdhër të policisë janë ndaluar edhe lëvizjet e të gjitha metrove, dhe janë mbyllur institucionet qeveritare.

Exit mobile version