Pas këtij rasti ka reaguar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, me ç’rast ju ka bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë mjedisin dhe të mos e ndotin atë.
Në njoftimin e bërë nga IKSHP thuhet se në Ujëvarat e Mirushës janë gjetur sasi të mëdha të peshkut të ngordhur, dhe që ky indikator flet për ndotjen e mjedisit dhe ujit.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën apel që qytetarët ta ruajnë mjedisin sepse ndotja e mjedisit që po shkaktohen përditë sjellin dëme të mëdha në jetët tona, infrastrukturë dhe mjedis. Ruajeni mjedisin ku jetoni duke mbrojtur dhe duke ricikluar. Në Ujëvarat e Mirushës në pjesën e poshtme të lumit Mirusha janë gjetur në sasi e madhe e peshkut të ngordhur! Ky indikator flet për ndotjen e mjedisit dhe ujit! Mos e helmoni mjedisin Tuaj!”, thuhet në komunikatë.