Site icon PrishtinaPress

Musliu: Kur gratë shfaqin pakënaqësi linçohen

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se kontributi i grave në Kosovë nuk vlerësohet dhe në rast se ajo shfaq pakënaqësi linçohet si antireformiste.

“Kur kundërshton një burrë dhe jep dorëheqje për shkak të paknaqësive, atë e falenderojnë për kontributin dhe e vlerësojnë për punën ndërsa kur kundërshton një grua dhe nuk pajtohet me maskaradat, asaj nuk i njihet kontributi dhe nuk ka mirënjohje për aktivitetin e saj dhe e linçojnë si antireformiste.”, ka shkruar ajo.

Musliu ka thkesuar se heshtja apo injorimi i aktivitetit të një gruaje, nuk e zvogëlon atë grua, por i zvogëlon ata që tentojnë të heshtin dhe të injorojnë.

Postimin ajo e ka shoqëruar me dy hashtag, proreformës dhe kundër maskaradave./Prishtinapress/

Exit mobile version