Site icon PrishtinaPress

Komisioni Evropian ia jep Bosnjë e Hercegovinës statusin e vendit kandidat

Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Komisioni Evropian publikoi Pakon e Zgjerimit për vendet kandidate dhe aspiruese për anëtarësim në BE. Prezantimi i paketës së zgjerimit 2022, e bëri Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Varhelyi Rikujtoi se pas fillimit të luftës mes Rusisë ndaj Ukrainës, kjo e fundit së bashku me Gjeorgjinë e Moldavinë, kanë aplikuar për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Sipas tij, Ukrainës dhe Moldavisë u është dhënë ky status, ashtu si edhe Gjeorgjisë që do t’i jepet së shpejti.

Ai gjithashtu deklaroi se kanë filluar edhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e BE-së dhe gjashtë vendet e këtij rajoni, duhet të bëhen pjesë e BE-së, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Varhelyi.

Varhelyi deklaroi se Paketa e Zgjerimit të BE-së përfshinë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Turqinë.

“E nga viti i ardhëm, do të përfshijë edhe Ukrainën, Gjeorgjinë e Moldavinë”.

“Raportet tona ofrojnë udhërrëfyes të qartë dhe janë realë dhe tregojnë se si të ecet përpara”.

Ai tha se kriza energjetike është sfidë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Pasi paraqiti në pika të shkurtra investimet e BE-së në forma të ndryshme në rajon, përmes grandeve në infrastrukturë dhe ekonomi, Varhelyi paraqiti situatën për secilin vend./Prishtinapress/

Exit mobile version