Site icon PrishtinaPress

“M’kanë detyru Albini e Bisla me bo dallavere”, Rozeta Hajdari objekt i talljes në rrjete sociale

Sot gjatë ditës, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paditur Gazetën Nacionale, gazetarin Berat Buzhala, si dhe zyrtarin e MINT-it Enver Hajrullahun, ku siç u shpreh ajo, padinë e ka ushtruar pasi “sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm”, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo padi vjen pas publikimit nga Nacionale të përgjimeve që shpërfaqin keqpërdorimin me blerjen e rezervave shtetërore, në këtë rast të grurit, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila drejtohet pikërisht nga ministrja, Rozeta Hajdari.

Me të bërë publike padia e Hajdarit ndaj të lartë cekurve, rrjetet sociale u mbushën me shakat nga më të ndryshmet, teksa morën qindra reagime.

Qytetarëve të cilët janë të njohur për humorin e tyre, iu bashkuan edhe disa figura të njohura, të cilët reaguan rreth kësaj çështje.

Gazetari, Berat Buzhala ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” disa prej ironizimeve të krijuara me fotografinë e ministres Hajdari ku shihet para Gjykatës Themelore në Prishtinë, teksa në duar mbante padinë.

“Per ju qe ishit kurioz me e dite, pse shkoi sot Rozeta ne Gjykate dhe cka shkruante ne ate fleten e bardhe. Qe:”, ka shkruar ai.

Per ju qe ishit kurioz me e dite, pse shkoi sot Rozeta ne Gjykate dhe cka shkruante ne ate fleten e bardhe. Qe ????Posted byBerat Buzhalaon Friday, August 4, 2023

“M’kan detyru Albini e Bisla me bo dallavere. Me ndihmoni!”, ishte ironizimi tjetër.

????

Posted byBerat Buzhalaon Friday, August 4, 2023

Reagimeve iu bashkua edhe aktivistja, Zana Avdiu e cila për foton e Hajdarit tha se po iu duket “sikur ata femija qe regjistrohen ne klasen e pare”.

Mu dokt sikur ata femija qe regjistrohen ne klasen e pare ????Posted byZana Avdiuon Friday, August 4, 2023

Ndërsa, edhe gazetari Vehbi Kajtazi pati një reagim ironik.

Hajnesha ne fron

Exit mobile version