Site icon PrishtinaPress

Asgjesohen mbi 15 mijë bimë kanabis në Shkodër me rrethinë

Me anë të djegies janë asgjesuar 15395 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis, që u gjetën në disa fshatra të bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë.

Në operacion u angazhuan 1500 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, 330 automjete dhe 2 skafe, për kontrollin e territorit.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 58 184 rrënjë dhe bimë narkotike kanabis.

Për kultivimin e bimëve janë arrestuar 4 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.

Exit mobile version