Site icon PrishtinaPress

Avokati: Gjendja e prindërve të Marigonës po rëndohet, po e mendojnë largimin nga Kosova

Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit, ka folur për gjendjen e prindërve të saj, pas shpalljes së aktgjykimit, Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm dhe Arbër Sejdiu me 15 vjet, për bashkëpunim në krim.

Avokati Rexhepi thotë se prindërit e viktimës kanë shkuar në çdo seancë dhe për dy vjet, prej kur ka ndodhur rasti, gjendja e tyre ka shkuar duke u bërë më e rëndë.

“Gjendja emocionale, gjendja shëndetësore veç ka ardhë duke iu rëndu në këto dy vite”, ka thënë avokati.

Avokati tha se në seancën ku u shpall aktgjykimi ishin prindërit dhe familja e gjerë e saj.

Ai thotë se familjarët dyshonin se Krivaqa mund të mos dënohej me burgim të përjetshëm, duke e krahasuar me rastet e tjera të vrasjeve të grave.

“Një ngushëllim sado i vogël se drejtësia shkon në vend”, tha avokati.

“Kur i kanë parë disa nga provat, ata s’po mund të pajtohen me vdekjen e saj të ngadalshme dhe shumë të zorshme. S’mund ta gjejnë forcën ta tejkalojnë”, thotë avokati.

Rexhepi thotë se familjarët e viktimës kanë disa oferta për t’u zhvendosur në shtete të tjera, por për pindërit është vendim i vështirë. Megjithatë, sipas avokatit, ata po e konsiderojnë largimin, për shkak të fëmijëve më të vegjël se Marigona.

Exit mobile version