Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u mbajt ora letrare, ku u lexuan poezi nga libri “Dritë mbi plagë” botuar nga qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”.
Libri në fjalë është antologji e poezisë së luftës, ku bëjnë pjesë pesëdhjetë e një poet shqiptarë.
Ky ogranizim u realizua në kuadër të Panairit të Librit të Vjetër dhe të Përdorur të Prishtinës, organizuar nga Kimete Kasumi dhe Berat Daka.