Site icon PrishtinaPress

Ambasadori gjerman mirëpret vendimi e dënimit ndaj Salih Mustafës: Nuk është një aktgjykim ndaj UÇK-së

Ambadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, me 26 vite burgim, duke thënë se ky vendim është i rëndësishëm dhe forcon sundimin e ligjit.

Megjithatë, Rohde, njëjtë si ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se ky është nja aktgjykim ndaj një individi, jo ndaj UÇK-së.

“Gjykim i rëndësishëm sot që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat – nuk ka mosndëshkim”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Exit mobile version