Home Lajme Moment prekës në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafojë të birin...

Moment prekës në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafojë të birin që tentoi ta vriste

Një moment emocionues ka ndodhur sot në seancën e Apelit.

Në këtë Gjykatë po mbahej seanca për një rast të tentim-vrasjes, ku i dyshuari ishte djali i viktimës.

Në fund të seancës, babai ka kërkuar ta përqafoj djalin e tij.

Gjatë adresimit para trupit gjykues, Sadiku ka deklaruar se në momentin e kryerjes së veprës nuk ka qenë në vetëdije. Ai ka thënë gjithashtu se është pajtuar me të atin.

I pyetur nëse kërkon dënimin apo lirimin e të birit, babai ka kërkuar që Sadiku të mos mbahet në burg, por t’i mundësohet rehabilitimi.

Rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur në Prizren, për të cilën Gjykata Themelore në Prizren e kishte shpallur Sadikun fajtor dhe i kishte shqiptuar katër vjet burgim. Ky aktgjykim tashmë është objekt shqyrtimi në shkallën e dytë./Sinjali

Exit mobile version