Lirak Çelaj, shef i Këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Prishtinës, njëherit zëvendësministër i Drejtësisë, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po frikëson drejtësinë në vend.
“Unë e kam një përshtypje që këta duke bërë linçime publike, duke qenë të pa kompromise dhe duke mbajt konferenca me emër personal prapaskenën e tyre po frikësojnë drejtësinë, sepse po merren me familjarët e tyre”, tha Çelaj në emisionin ‘Politikë’ në Tribuna Channel.
Çelaj shtoi se ndoshta drejtësisë i vyen pak kohë për tu marrë me këto çështje sepse njëjtë si kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ashtu edhe Shpend Ahmeti ka shkelje të procedurave dhe ligjeve.