Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka deklaruar se ai ende nuk është i informuar për ndonjë vendim që e ka dënuar gjykata apo diçka të tillë.
“Unë nuk e kam parë këtë vendim”, ka thënë Agim Shahini për Rrokum.
Ai ka thënë se akuzohet që e ka mashtruar bankën TEB në emër të një kompanie, duke tjetërsuar pasurinë që ta lërë peng, e pastaj të merr kredi.
“Unë nuk kam riprogramuar sepse nuk mundem të ndikojë, vetëm kam ofruar ndërmjetësim”, ka thënë Shahini.
Ai gjithashtu ka njoftuar se avokatët e tij po punojnë që ta padisin bankën TEB por edhe disa media që sipas tij e kanë publikuar lajmin e pakonfirmuar.