Site icon PrishtinaPress

Kërkohet ndihmë për operimin e veteranit të UÇK-së, u rrëzua nga një lartësi e madhe

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Ismail Zhegrova, ka pësuar një incident.

Veterani i UÇK-së ka pësuar aksident duke u rrëzuar nga një lartësi, ku theu këmbën e djathtë.

OVL-UÇK, dega në Prishtinë ka bërë të ditur se Zhegrovës tash e dy vite e gjysmë nuk po i përmirësohet gjendja shëndetësore, ndonëse ai u është nënshtruar disa operacioneve.

Dy operacionet e radhës, ai do t’i realizojë në Turqi, por shuma materiale e tyre është e papërballueshme për familjen, andaj edhe po kërkohet vullneti i bashkëqytetarëve për ta ndihmuar atë.

Ky është njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

Apel për ndihmë:Ftohen Qytetarët  dhe luftëtarët e UÇK-së  që me aq sa munden ta ndihmojnë  veteranin e luftes nga Gllamniku i Podujeves Ismail Zhegrova i lindur me 20,06,1977   që pati nji aksident  duke rënë nga një lartësi  pos lëndime të tjera theu dhe këmben e djathët .Po bëhen dy vite e gjysmë  këmba nuk po përmisohet pati tri opereacione tash dera e fundit i është ndihëma e vullnetmirëve sepse duhet urgjent  edhe dy operimi ti bëj në Turki.Shuma është e pa perballueshme për Ismailin po duhen 17.000 euro mbesim me shpresë që do ta ndihmoni personin në fjalë  nder dhe rrespekt për të gjith juve që ndihmoni  Zoti ju shpërbleftë.Me rrespekt OVL e UÇK-së Dega në Prishtinë.Nr.i xhirollogaris ,Banka per biznes 1300003008914674.

Exit mobile version