Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Kurti po fshehë diçka, i ka mbetë hatri prej Vuçiqit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për mostransparencë në procesin e dialogut me Serbinë, teksa ka hedhur dyshime për agjendat e tij.

Haradinaj ka shtruar pyetje se përse as deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë të informuar për atë që ka pranuar kryeministri Kurti në Bruksel.

“Unë dyshoj në agjendat e fshehta të tij [Kurtit]. Për shembull ai poi a fsheh edhe Vetëvendosjes çka ka pranu. Jo mu ose… po unë po i pyes sot deputetët e VV-së, kush prej tyre e ka lexu krejt dokumentin të cilin kryeministri ynë, i Kosovës në këtë rast, edhe pse unë kam votu kundër tij, e ka pranu në emer të Kosovës. Përpos që e ka pranu po kërkon edhe nënshkrimin e çetnikut anej, me e qitë me Albinin”, ka thënë Haradinaj.

Më tej kreu i AAK-së ka thënë se procesi i dialogut nuk ka shkuar tërësisht në favor të Kosovës, pasi sipas tij, i ka dhënë shumë kohë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe të njëjtin e ka shpëtuar në shumë raste.

“Rrjedhja e krejt procesit nuk është se ka shku krejt në favor të Kosovës. I ka dhanë shumë kohë Vuçiqit, e ka shpëtu në shumë raste, i ka arsyetu kërkesat e tyre për garanca më të forta për komunitetin. Unë disa herë kam shpreh dyshimet e mia për agjendën e tij, qysh e dini. Edhe sidomos kur iu ka ikë amerikanëve e u bartë krejt tek evropianët dhe një pjesë e këtyre qyteteve, kryeqyteteve që i viziton, për shembull, kur është hera e fundit që e ka vizitu Washingtonin kryeministri I Kosovës?”, ka shtuar Haradinaj.

Ish-kryeministri i vendit, ka thënë se Kurti po fsheh diçka, pasi sipas tij, nuk e ka ndarë dokumentin që e ka pranuar as me të.

“Po iu jap shembullin tim personal. Unë kam prnau marrëveshje për Kosovën. Këta nuk i kanë ba hile Kurtit, s’i kanë ra mbrapa shpine. Kurti diçka po fsheh, se s’ka guxu as me mu me e nda atë dokument. Ta zëmë që u frikësu prej LDK-së dhe PDK-së se këta ka pak po e ngucin. Nuk e ka nda me mu dokumentin, u shku e ka pranu. I ka kerku Vuçiqit me e qitë firmën edhe ky me të, edhe i ka mbetë hatri bile thojke s’po e qet firmën me mu, qysh thojke në parlament, unë s’mujsha me besu që po thotë kryeministri i Kosovës. Ai tu u mundu me e sha opozitën, po e shajke veten se e ka lyp firmën e tij [Vuçiqit] në një dokument që është I Kosovës. Këto diçka flasin”, përfundoi Haradinaj.

Exit mobile version