Zinedine Zidane u largua nga posti i trajnerit të Real Madridit.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se francezi kishte disa arsye për vendimin e ndarjes nga skuadra e njohur nga Santiago Bernabeu.
Zidane kishte mospajtime me presidentin Florentino Perez në lidhje me disa përforcime përfshirë mos-ardhjen e portierit Kepa Arrizabalaga.
Po ashtu, ai ishte i pakënaqur edhe me statusin e birit të tij, Luca.
Zidane vendosi të largohet nga detyra duke kërkuar një sfidë të re.