Antoine Griezmann i gatshëm ta veshë fanellën e Barcelonës? Jo, sipas Diego Costas.
Sulmuesi i Atletico Madridit ka thënë se beson se Griezmann do të mbetet te ekipi madrilen edhe për sezonin e ri.
“Nevojitet kohë për të vendosur, por me rëndësi është të jetë i lumtur”, deklaroi Costa nga përgatitjet e Kombëtares spanjolle për “Kampionatin botëror”, përcjell “lajmi.net”.
“Nëse është i lumtur të largohet, duhet të largohet. Nëse është i lumtur këtu, duhet të mbetet. Unë besoj se do të mbetet”, u shpreh ai.