Hoxhaj dhe Athanassiadou kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral me fokus në fushën e ekonomisë ku siç ka theksuar ministri Hoxhaj, do të mund të përfitonin të dyja vendet.
“Kosova është e hapur për investimet e huaja dhe ne mirëpresim çdo projekt që ka për qëllim zhvillimin e dyanshëm ekonomik, sepse dihet që bashkëpunimi ekonomik ndërmjet shteteve tashmë është shndërruar në urë lidhëse e thellimit të raporteve bilaterale”, ka deklaruar ministri Hoxhaj, derisa e ka falënderuar ambasadoren greke për përkrahjen e vazhdueshme që Greqia po ia ofron Kosovës në procesin e integrimeve evropiane
Ministri Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ku është folur për zgjerimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe NATO-së.
Gjithashtu është diskutuar për një raport të ri edhe bashkëpunimi dypalësh tashmë që raporti i Kosovës me BE-në ka hyrë në një fazë të re.
Në kuadër të takimeve që kanë për qëllim avancimin e raporteve ndërshtetërore, ministri Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorin e Francës, Didier Chabert të cilin gjithashtu e ka falënderuar për mbështetjen që shteti i tij po e jep për anëtarësimin e Kosovës në organizatat multilaterale. /PrishtinaPress.eu
Hoxhaj: Kosova thellon bashkëpunimin me Greqinë, Francën dhe Norvegjinë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot udhëheqësen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou.