Site icon PrishtinaPress

Bajrami citon Lunacek-un: Qeveria e Kosovës kërkoi që demarkacioni të bëhet kusht për liberalizim

Deputetja Donika Kadaj – Bujupi ka thënë sot në mbledhjen e komisionit për Stabilizim dhe Asociim se nuk është e vërtetë që për liberalizim të vizave është kusht vetëm demarkacioni.
Ajo tha se është edhe lufta kundër korrupsionit, që sipas BE-së, ka ngecje dhe nëse nuk ka përparim në këtë aspekt nuk do të ketë heqje të vizave, raporton lajmi.net
Duke folur për kushtin e miratimit të demarkacionit ajo ka thënë se kjo çështje është mbajt nga qeveria dhe se BE nuk ka vënë kusht miratimin e marrëveshjes aktuale.
“BE është shprehur se demarkacioni duhet të përmbyllet si proces por jo edhe të miratohet versioni aktual. Propozoj që marrëveshja të rishikohet brenda afateve dhe të zihet hapi që të merret vendimi për heqjen e vizave”, tha ajo, raporton lajmi.net
Ndërsa Haliti ka përsërit që në takim me zyrtarë të BE-së atij i është thënë që ka vetëm një kusht për liberalizim të vizave, e ai është miratimi i demarkacionit.
Edhe Njomza Emini ka thënë që gjatë takimeve në Bruksel janë përmendur edhe lufta kundër korrupsionit, por si kusht kryesor ajo tha se është miratimi i demarkacionit.
Ndërsa, Valdete Bajrami nga NISMA tha se në takimin me Lunacek është shtruar çështja se si demarkacioni nga një kriter monitorues është bëtë kriter obligues.

Bajrami ka thënë se përgjigjja e Lunacek ka qenë se këtë kriter e ka kërkuar Qeveria e Kosovës, pasi është kriter i lehtë dhe që plotësohet shpjet.
Një gjë e tillë është kundërshtuar nga Xhavit Haliti i cili ka thënë se duhet fakte për këtë.
Bajrami ka thënë se në këtë takim kanë qenë së bashku, deklarata e së cilës është përkrahur nga Donika Kadaj.

Exit mobile version