Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të raportohet për rrjedhën e zbatimit të Programit Nacional për Rininë, raporton prishtinapres.eu
Ky është postimi i Haradinajt:
Në takim me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, u dakorduam që në Mbledhjën e ardhshme të Qeverisë të raportojë për rrjedhën e zbatimit të Programit Nacional për Rininë. I premtova përkrahje të fuqishme për programin që është hartuar ekskluzivisht për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës pa dallim. Këtë vit nxënësi do të jetë në fokus.