Site icon PrishtinaPress

Hakan Sukur kujton momentin që bëri krenar turqit

Hakan Sukur është njëri nga futbollistët më të mirë në histori të Turqisë që triumfoi në Evropë me Galatasaray dhe dërgoi Kombëtaren deri në gjysmëfinale të Botërorit.

Mirëpo problemet politike me pushtetin e kanë detyruar sulmuesin me prejardhje nga Kosova të jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan indeksonline.

Ai madje është hequr nga historia e klubit duke ia marrë të gjitha meritat edhe pse ishte shpallë disa herë futbollisti më i mirë.

Megjithatë, Sukur ka kujtuar momentin kur u shpall kampion i UEFA League (Europa League) në vitin 2000 me Galatasaray.

“Larg nga të gjitha llojet e thashethemeve, në natyrën e një përgjigjeje të madhe, menaxhimit të keq, unë nuk besoj se nuk ka asnjë ndjenjë të padisë, pavarësisht nga fakti për lojtarët dhe mbështetësit e tyre”. Ka thënë Sukur.

“Unë e përgëzoj GALATASARAY që më 17 maj 2000 triumfoi në kampionatin e Kupës UEFA”, shtoi ai.

Hakan Sukur ka zhvilluar 540 ndeshje profesionale me klubet duke shënuar 260 gola, ndërsa me Kombëtaren ka zhvilluar 112 ndeshje duke shënuar 51 gola.

Exit mobile version