Site icon PrishtinaPress

Dy gjigantët evropian me superoferta për Bonucin

Pasi nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Milani duhet të sakrifikoj disa nga lojtarët më të mirë për t’i ikur një dënimi të mundshëm nga UEFA.

Pasi shpenzoi rreth 200 milionë verën e kaluar ata edhe këtë vit do të duhen të luajnë në Europa League, shkruan indeksonline.

Leonardo Bonuci u transferua në San Siro nga rivalët e Juventusit duke refuzuar shumë skuadra si Chelsea dhe Manchester City.

Sipas medieve në Angli, pretendohet se Manchester United dhe Bayern Munchen kanë ofruar nga 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit italian.

Megjithatë, fati i 31 vjeçarit do të varet nga dënimi i UEFA-së për Fair-Play Financiar dhe nëse drejtuesit e klubit do të sakrifikojnë të tjerë në vend të tij.

Exit mobile version