Site icon PrishtinaPress

Bëhuni gati, temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -13 gradë Celsius

IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbretërojë mot i ftohtë.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale të shkurta me diell, por i ftohtë dhe me acar. Do të ketë vranësira të cilat do të jenë aktive dhe do të shoqërohen me reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga IHMK-ja.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -13 gradë Celsius, ditën e marte, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri zero gradë Celsius.

Kjo gjendje sinoptike ka tendencë të ndryshojë pas gjysmës së dytë të muajit, duke krijuar kushte për rritjen e temperaturave, por që reshjet kohë pas kohe do të jenë prezente.

Era do ta mbajë vazhdimisht drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi deri 12m/s, por në intervale të shkurta do të kemi masa të ajrit edhe nga juglindja.

Exit mobile version