Site icon PrishtinaPress

Protestuesit-Vuçiqit: Serbia u bë vend dhune e urrejtje gjatë sundimit tuaj

Organizatorët e protestës “Stop këmishëve të përgjakura” i dërguan një letër të hapur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke ia përkujtuar atij se si Serbia u bë një vend dhune, i urrejtjes dhe diskreditimit publik gjatë sundimit të tij.

“Ju keni qenë të mandatuar të jeni president i të gjithë qytetarëve dhe të mos qëroni hesapet me këdo që guxon të mendojë. Ju dëshironi subjekte, jo qytetarë, kështu që sot keni kolona të atyre që nuk duan të jetojnë në shoqërinë që krijoni”, thuhet në letër.

Protestuesit porositin Vuçiq se fushatat e tij nuk i kanë frikësuar dhe se protestat nuk do të ndalen, duke shtuar se protestat nuk kanë ardhur për shkak të organizatorëve, por ato përfaqësojnë reagimin e qytetarëve ndaj sundimit të tij, dhunës dhe gënjeshtrave të përditshme.

“Është koha të kuptoni se nuk mund të frikësoni pesë milionë qytetarë dhe për këtë arsye edhe asnjërin prej nesh. Ne kemi të vërtetën në anën tonë dhe ju jeni të gjithë të tjerët”, thuhet në deklaratë.

Siç thuhet, letra u dërgua te Vuçiq, pasi ‘ai është redaktori i pothuajse të gjitha mediave në Serbi’.

“Të gjithë ata që guxojnë të thonë atë që mendojnë, bëhen armiq dhe duhet ‘zhytur’ në baltën e tabloidëve. Çdo ditë, armiku është i ri. Dikur ishin Slavko Çuruvia dhe Oliver Ivanoviq dhe sot ne jemi caku yt. Sot jemi ne “narkomanët, mercenarët e huaj, tradhtarë”. A na ndëshkoni pasi ne guxuam të theksonim në një intervistë çfarë lloj parregullsish keni vendosur, apo çfarë kemi organizuar për protesta të qytetarëve, të cilët treguan se nuk ua kanë frikën? Ne kërkojmë që ligjet të respektohen dhe se të gjithë qytetarët kanë të drejta të barabarta”,  thuhet në letër.

Exit mobile version