Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha.
Policia bën me dije përmes raportit 24 orësh se pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.