Site icon PrishtinaPress

Tre vjet në krye të shtetit, Osmani: Gjithnjë në shërbim të Republikës

Më katër prill të vitit 2021, Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Osmani kishte marrë 71 vota nga 82 deputetët që ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhja e saj ishte bërë në raundin e tretë pas në dy raundet e para nuk kishte arritur t’i marrë 80 vota apo 2/3-tat e nevojshme.

Ajo është gruaja e dytë në krye të shtetit, derisa është e gjashta me radhë e Kosovës.

Sot, ajo me anë të një video e ka shënuar këtë moment.

Vjosa Osmani tha se këto tre vjet ishin gjithnjë në shërbim të Republikës.

Ajo i ka renditur disa vizita dhe takime me rëndësi, në mesin e të cilëve edhe fjalimin në Parlamentin Evropian.

“Të jesh kosovar do të thotë të jesh evropian”, deklaroi ajo.

Exit mobile version