Është plaçkitur shtëpia e avokatit Bajram Kelmendi.
Sipas mbesës së tij Elenës, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
“Viti 2024 rreth një javë pas 25 vjetorit të vdekjes se familjarëve tanë, njerëzit që dhanë shumë më shumë se jetën për këtë vend, e shpija ku kanë jetu e vepruar këta deshmorë u thye e u vjedh prej njerzëve të poshtër e të pashpirtë”, ka shkruar ajo në Instagram.
Avokati Bajram Kelmendi, u vra bashkë me dy djemtë e tij u vranë nga forcat serbe 25 vjet më parë.
Klankosova.tv ka pyetur edhe në polici lidhur me rastin por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë ndonjë informacion.